Doli live ne Top Channel! GJKKO arreston Safet Bajrin, ja cfare eshte zbuluar

Safet Bajri është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Arrestimi i tij vjen pas një operacioni të RENEA-s dy ditë më parë, gjatë të cilit forcat speciale kontrolluan banesën e tij, por nuk arritën ta gjenin aty.

Mediet bëjnë me dije se Bajri ishte në kërkim për çështje të lidhura me aktivitetin kriminal, ndërsa detajet mbi arrestimin dhe akuzat specifike pritet të bëhen publike në orët në vijim. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Kujtojmë që ai doli live në një televizion kombëtar duke theksuar faktin se nuk kishte lidhje me akuzat e pretenduara nga organi i akuzës. Megjithatë gjithçka pritet të mësohet zyrtarisht në orët në vijim.

Aktualisht Bajri ndodhet në komisariatin e Shkodrës dhe pritet që të niset drejt Tiranës.
Gazetarja e Top Channel Anila hoxha raporton se Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht burimet thonë se ndaj tij ka masë sigurie.

Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.