I ftuar në emisionin “Open”, ish-prokurori Ervin Karanxha komentoi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e konsideruar atë si një masë të tepruar. Ai theksoi se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë mund të zhvillohen edhe në gjendje të lirë, pa nevojën e arrestimeve.
Ish-prokurori po ashtu zbuloi se kallëzimi për Veliaj ka origjinë në një letër anonime, e cila i ngjan letrës së Jovan Bregut. Sipas tij, Rama po përpiqet të distancohet nga kjo situatë, pasi autori i vërtetë i kallëzimit mund të jetë dikush tjetër brenda Partisë Socialiste.
“Lideri i opozitës një vit në arrest shtëpie. Masa e sigurisë për Veliajn është fiks në të njëjtin praktikë, pra si për Berishën dhe Metën.
Praktikë e padrejtë sipas meje sepse zyrtarët mund të hetohen në gjendje të lirë, siç ka qenë kryetari i bashkisë së Parisit, Berluskoni psh ka qenë disa herë në gjyq.
Kallëzimi për Veliaj ka ardhur nga një letër anonime, si letra e Jovan Bregut. Rama po tregon që nuk është ai Jovani, por dikush tjetër nga PS”, tha ai.