Arian Curri plas “b mbën”: Kush jane drejtoret e Rames qe janë larguar, është dhënë al rmi që të arratisen

Analisti Arjan Curri ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste në emisionin Top Story, duke zbuluar se disa drejtues të rëndësishëm janë larguar dhe është dhënë alarmi i kuq që të arratisen.

Me bindje të plotë, Curri tha se një person tepër i rëndësishëm është zhdukur dhe tashmë është në kërkim nga agjentët e BKH.

“Disa drejtorë të rëndësishëm janë larguar. Madje është dhënë alarmi i kuq për t’u arratisur. Një person shumë i rëndësisishëm ka ikur dhe SPAK po e kërkon. Duke qenë se SPAK po lëviz me këtë agrisivitet, kuptohet që po punon si një opozitë agresive dhe Rama ka vetëm një qëllim, të fitojë sa më shumë kohë,” tha Arjan Curri.

Takimi i Edi Ramës me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin Skënderbej, tregon sipas Neritan Sejamini se ai ka pushtet më shumë se kushdo.

I ftuar në Top Story, analisti Sejamini tha se ky takim është si një goditje finale që Rama i bëri Erion Veliajt.

“Ne mund ta diskutojmë sikur Shqipëria është demokraci dhe sa e ka shkelur këtë sistem. Fakti është që ne në Shqipëri nuk kemi demokraci, nuk kemi ndarje të pushteteve, kemi pushtet politik që buron nga kryeministri, kjo njihet si pushtet vertikal, i gjithë pushteti buron nga një njeri i vetëm. Në fund të ditës Ramën e pamë që këtë rol e mori publikisht dhe një nga mesazhet kryesore që dha përveç se mendoj se takimi ishte funerali politik i Veliajt, ishte që pushteti ishte i tij”, u shpreh ai.

Ndërkohë analisti Arjan Curri tha se në këtë takim detaji që i ra në sy ishte që pjesa më e madhe e punonjësve ishin me syze dielli të mëdha, edhe pse diell nuk kishte, dhe po ashtu me shaje që mbulonin fytyrën.

Kjo sipas tij tregon se ata nuk dëshironin që të ishin aty. Më tej në analizën e tij, Curri thotë se fjalimi i Ramës ishte ‘si Zoti që po i fliste turmës’ dhe që sipas po tregonte se ‘antiZoti është SPAK që po i merr engjëjt’.