U kapen per ‘flokesh’ ne Kosove, Olsa Muhameti nuk duron ndaj Einxhel: Me dhimbsesh

Duket se Olsa Muhameti dhe Einxhel Shkira nuk janë ndarë ‘paqësisht’ pas mospranimit të rolit si opinioniste në BBVK3 nga kjo e fundit. Vetë Einxhel e konfirmoi mbrëmjen e djeshme duke folur hapur në emisionin “Goca dhe Gra”.

Në rrjet, prej kohësh spekulohej për një përplasje mes tyre, dhe Einxhel sqaroi publikisht arsyen që e bëri të refuzonte të ulej në karrigen e opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Kjo deklaratë duket se nuk i shpëtoi vëmendjes së vetë Olsa Muhametit, e cila i është përkushtuar plotësisht BBVK këtë vit.

Menjëherë pas transmetimit, Olsa reagoi në Instastory duke i drejtuar një mesazh të nënkuptuar Einxhelit: “Kur mendon se po gënjen të tjerët, por në fakt po gënjen veten tënde. Më dhimbsesh!”

Ky reagim i Olsa Muhametit ka ngjallur interes dhe debat në rrjet, duke hapur një tjetër ‘kapitull’ në historinë e përplasjeve mes figurave publike të përfshira në produksionin e Big Brother.

Moderatorja Einxhel Shkira, që iu bashkua panelit të “Goca dhe Gra” zbuloi të vërtetën e debatit të përfolur mes saj dhe producentes së “Big Brother VIP Kosova”, Olsa Muhameti.

Moderatorja u shpreh se iu propozua roli i opinionistes në “BBVK”, por marrëveshja nuk u arrit për shkak se nuk ra dakord me kushtet e punës.

Rudina Dembacaj: T’u propozua kolltuku i opinionistes së “Big Brother VIP Kosova” dhe ne morëm vesh që ti ke pasur një debat me producenten

Einxhel Shkira: Jo, nuk kam pasur asnjë lloj debati, nuk e di pse duan të më nxjerrin si problematike

Rudina Dembacaj: Po çfarë ndodhi

Einxhel Shkira: Unë jam pak kërkuese, e respektoj shumë veten time, respektoj integritetin tim dhe çfarë ofroj. E njëjta gjë dua të ndodh edhe nga pala tjetër. Nëse nuk ndodh, nuk kemi një marrëveshje. Unë nuk kam rënë kurrë dakord, nuk kam firmosur asgjë. Nuk e kuptoj si mund të aludohet që unë kam debatuar.

Rudina Dembacaj: T’u propozua?

Einxhel Shkira: Po, po, patjetër, po s’mu propozua mua ai rol, kujt do i propozohej (qesh). Bëj shaka

Emrat/ Me paratë e drogës në Itali, investuan në Shqipëri!! Konfiskohen pasuritë e 15 personave dhe familjarëve të tyre
Rudina Dembacaj: Po çfarë ndodhi

Einxhel Shkira: Shumë gjëra nuk përputhen me çfarë unë kërkoj ose me çfarë unë shoh që më përshtatet.

Rudina Dembacaj: Pagesa?

Einxhel Shkira: Jo, nuk është çështje pagese. Të ishte për pagesë, nuk do të kisha ndenjur tre vite larg ekranit. Unë dua ta bëj me qejf dhe dashuri atë që bëj, nuk dua ta bëj sikur kam xhaxhin Enver… Dua të jem e lirë. Njerëzve u është krijuar ideja që unë duhet ta bëj atë lloj gjëje dhe unë duke pasur këtë presion, e presionova veten për të kënaqur njerëzit dhe jo veten.//TCH