Në “Drejt” nga Luan Rama, Indrit Sefa, avokat tha se Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, në 9 raste, fakti që e ka përcaktuar SPAK-u, si përsëritës.
Sefa: Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, në 9 raste, fakti që e ka përcaktuar SPAK-u, tregon që është përsëritës dhe tregon faktin se nuk ka rrethana lehtësues, pra nëse ka dënim 4 deri 12 je më afër 12 vite burg nëse e ke bërë disa herë.
Janë edhe vepra të tjera për pastrim të veprës penale, që është 10-20 vite, kemi fshehje të ardhurash. Janë 4 akuza për Veliajn që nëse dënohet për të gjitha me bashkim dënimesh dhe një akuzë konkrete. Ky është zyrtari i lartë që ka akuzën më të rëndë sot për sot.