TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet që kishte parashikuar ditën e sotme, 10 shkurt, në Shkodër. Vendimi i kryeministrit Rama vjen pas lajmit për arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut socialist të Tiranës, Erion Veliaj.
Kryeministri nuk kishte ndarë një axhendë zyrtare për takimet e Ramës në Shkodër, por burime i thanë Shqiptarja.com se Rama do të kryente disa inspektime ditën e sotme dhe u nis për në Shkodër pas mbledhjes që zhvilloi për 1 orë me drejtuesit politikë të qarqeve.
Të njëjtat burime i thanë Shqiptarja.com se Rama tashmë është larguar nga Shkodra, ku do kryente disa inspektime.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua sot (10 shkurt) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”, ndërsa në pamjet shihet momenti kur oficerët e BKH e kanë shoqëruar nga ambientet e bashkisë së Tiranës.
Agjentët e BKH-së u paraqitën sot në mesditë rreth orës 14:00 në ambientet e zyrave të bashkisë së Tiranës për t’i komunikuar vendimin e GJKKO-së. Më pas ai është shoqëruar në makinë për tu dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, informon gazetarja e Report Tv, Keti Banushi.
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ‘arrest shtëpie’ është firmosur ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, mëson Report Tv.
Dosja ndaj Veliajt po hetohet nga Olsi Dado.
Si nisi hetimi?
Akuza e SPAK bazohet mbi kallëzimin e personit anonim, Nesti Angoni. Kallëzimi u dërgua me postë në SPAK. Nisur nga kjo u regjistrua dosja në hetim por nuk ishte regjistruar emri i kryebashkiakut si person nën hetim.
Në dhjetor 2024 Kryebashkiaku i Tiranës dëshmoi para agjentëve të BKH-së si person që kishte në lidhje me veprën penale të korrupsionit pasiv, ndërkohë që kishte nisur dhe hetim pasuror.
Më 6 dhjetor 2024 SPAK sekuestroi telefonin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Me vendim të GJKKO kontrolle u kryen dhe në studion ‘Harabel’ tek ish-Blloku ku u sekuestruan dhe dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e nisura nga prokurori Ols Dado, në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Lajmi ne perditesim..