Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri.
Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do të punojë me Sali Berishën, sa i takon zgjedhjeve të 11 majit.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat.
Ai tha se zgjedhja e LaCivita-s është një nder për koalicionin opozitar.
“LaCivita është një nga arkitektët e fitores së Trump-it dhe tani zgjedh të drejtojë fushatën tonë,” tha Berisha, duke akuzuar qeverinë se e burgosi politikisht pa asnjë fakt dhe provë.
“Zoti Chris LaCivita dhe zonja Susanne Willis ishin bashkëkryetarë të fushatës më të pabarabartë në historinë e kombit amerikan.
Ata kishin përballë makinerinë propagandistike më gjigante të mashtrimit, manipulimit dhe censurës së mediave kryesore dhe polleve më kryesore të vendit, por pothuajse edhe të planetit, përfshi këtu edhe përpjekjet për përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në SHBA me metoda terroriste.
Por pavarësisht nga të gjitha këto, ky ekip arritën që presidenti Trump të fitojë mendjen dhe zemrën e shumicës dërrmuese të qytetarëve amerikanë dhe të shënojë njërën nga fitoret më spektakolare në historinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Chris LaCivita është njeriu që pati fatin e madh t’i drejtohet kombit amerikan nga Mar-a-Lago natën e shpalljes së fitores së Donald Trump, në krah të këtij të fundit.
Koalicioni ynë ka zgjedhur, është i nderuar që një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së datës 11 maj të jetë z. Chris LaCivita.
Ju do thoni si ka mundësi që z.LaCivita mes shumë kërkesash zgjodhi të drejtojë fushatën e PD-së. Shqipëria dhe SHBA-ja ishin dy nga vendet ku e majta radikale goditi opozitën.
E majta radikale nën bekimin dhe organizimin e Xhorxh Sorosit dhe ish-Sekretarit të Shtetit Blinken.
Shqipëria është sot kopshti i lulëzuar i Xhorxh Sorosit ku droga dhe krimi kontrollojnë vendin. Ku kreu i opozitës u burgos politikisht pa asnjë provë, pa asnjë fakt”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq edhe Chris LaCivita, i cili do drejtojë fushatën e PD-së për zgjedhjet e 11 majit tha në konferencë se kryeministri i Shqipërisë është një kukull e Xhorxh Sorosit dhe kjo nuk duhet lejuar më.
Ai u shpreh se është këtu për të ndihmuar Berishën të zgjidhet kryeministër dhe e cilësoi këtë të fundit një mik të vërtetë të SHBA-ve, dhe gjithashtu një politikan që do të punojë ngushtë me Trumpin.
LaCivita u shpreh se fushata është në kushte të njëjta si në SHBA ku nuk mendohej se Trump mund të fitonte por ndodhi e kundërta.
“Jemi këtu sepse duam të ndihmojmë të zgjidhet kryeministër një mik i vërtetë i SHBA-së si Sali Berisha, një politikan që do punojë ngushtësisht me presidentin amerikan Donald Trump
Kryeministri i tanishëm i Shqipërisë është një kukull e Xhorxh Sorosit dhe shqiptarët nuk mund të kenë një kryeministër që është kukulla e Xhorxh Sorosit. Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-së.
E majta në SHBA tha se Trump nuk mund të zgjidhej po ai fitoi. Pavarësisht goditjeve të shumta nga administrata Biden, Trump triumfoi. Ne jemi në kushte të ngjashme me fushatën atje, sepse e dimë se Berisha mund të fitojë.
Berisha ashtu si Donald Trump, dhe shumë anëtarë të tjerë të opozitës, janë persekutuar e akuzuar në mënyrë të padrejtë nga një qeverisë që nuk do t’ia dijë për demokracinë. Aleatët e tij dhe krerët e opozitës po burgosen, po lihen në arrest shtëpie dhe po intimidohen dhe ne jemi këtu për të ndihmuar që kjo gjë të marrë fund. Çështjet për të cilët interesohen shqiptarët janë të njëjtat si për amerikanët.
Ata duan një qeveri që punon për ta, siguri personale, vende pune, ekonomi e liri dhe të kenë mundësinë të rrisin fëmijët në Shqipëri dhe ata të kenë mundësi këtu, jo në emigrim. Dhe më e rëndësishdhmja, ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, larg nga ndërhyrja e qeverisë, larg nga duart ekrimit të organizuar, zgjedhje të drejta e transparent janë kyçe për demokracinëe. Dhe me një demokraci të lulëzuar dhe miqësi të vërtetë më SHBA-në ne mund ta bëjmë Shqipërinë sërish të Madhe.”- tha LaCivita.