I tronditur dhe zhgenjyer! E vutë re veprimin e G Banit pas përjashtimit nga Big Brother?

Ditën e sotme, një tjetër zarf i zi u dërgua në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Pas një provokimi të Gjestit, G-Bani u nervozua duke e goditur atë me shpullë në fytyrë, duke sjellë dhe përjashtimin e tij nga gara.

Megjithatë veprimi i Banit pas daljes nga shtëpia ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

Ai vendosi të mos përshëndetet fare me banorët dhe doli nga shtëpia përmes dhomës së rrëfimit.

TIRANË– Këngëtari i njohur, G-Bani i cili u përjashtua mëngjesin e sotëm me Zarf të Zi nga gara e Big Brother ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Fan Club”, pak momente pas përjashtimit nga shtëpia.

Artisti ka pranuar se e ka goditur Gjestin, ndërsa më tej G-Bani deklaroi se edhe këngëtari nga Kosova e bëri të njëjtën gjë ndaj tij.

“Jam mësuar të më preket imazhi.”-tha ai.

FJALA E G-BANIT:

Nuk kam ndonjë emocion për momentin. Nuk po kuptoj çfarë është bërë, nuk kam ndonjë emocion të veçantë. Gjesti më kishte thënë që do më preki, i thashë më prek. U dhunova dhe kur ai më preku me gisht.