TIRANË– Këngëtari i njohur, G-Bani i cili u përjashtua mëngjesin e sotëm me Zarf të Zi nga gara e Big Brother ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Fan Club”, pak momente pas përjashtimit nga shtëpia.
Artisti ka pranuar se e ka goditur Gjestin, ndërsa më tej G-Bani deklaroi se edhe këngëtari nga Kosova e bëri të njëjtën gjë ndaj tij.
“Jam mësuar të më preket imazhi.”-tha ai.
FJALA E G-BANIT:
Nuk kam ndonjë emocion për momentin. Nuk po kuptoj çfarë është bërë, nuk kam ndonjë emocion të veçantë. Gjesti më kishte thënë që do më preki, i thashë më prek. U dhunova dhe kur ai më preku me gisht.