Shqiptari Adrian Zeko, i akuzuar për vrasjen e 12-vjeçares Zenaida Selimajt, e cila u dogj e gjallë në 23 shtator 2011 në shkallët e shtëpisë së saj, pritet të dalë së shpejti para Gjykatës së Pireut në Greqi.
63-vjeçari, i cili ishte fqinj me viktimën do të përballet me drejtësinë 14 vite pas krimit makabër, që para se të zbardhej u konsiderua si vetëvrasje.
Më shumë rreth ngjarjes:
Më 23 shtator 2011, Zenaida Selimaj, vetëm 12-vjeçe, u gjet me djegie që i mbulonin 80% të trupit në shkallët e pallatit ku banonte me prindërit dhe vëllain e vogël.
Për rrjedhojë ajo u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku fatkeqësiht ndërroi jetë pas 13 ditësh.
Fillimishtnë lidhje me ngjarjen ekzistonin dyshime se Zenaida kreu vetëvrasje për shkak të një shënimi të shkruar me dorë nga e mitura e gjetur në shtëpinë e saj.
Por në fakt hetimet morën kthesë dhe u përqendruan tek rrethi i ngushtë familjar i vajzës, pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas i ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.
Kontradiktat në deklaratat e gjyshit të të miturës, i cili ishte personi i fundit që e kishte parë para se t’i vihej flaka, si dhe deklarata e babait të Zenaidës, bën që ngjarja mos të besohet si vetëvrasje.
Por gjyshi i të miturës u shpall i pafajshëm.
Afro nëntë vjet më vonë, u zbulua tmerri përmes fotografisë së një burri që doli në publik për një krim tjetër që kreu ndaj një të miture.
Në aktakuzë thuhet: “Shtëpia e të pandehurit kishte një ballkon me hyrje të drejtpërdrejtë në ballkonin e të miturës. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante. Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë me garzë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”.
“Ai po aktronte dhe po tallej me ne. Unë dua që ai të paguajë për atë që i bëri vajzës sime. E bëri dhe duhet të paguajë. Nuk e di nëse kam forcë të përballem me të në gjykatë. Ai po tallej me ne. Dua që ai të dënohet sepse fshiu përgjithmonë buzëqeshjen e vajzës sonë”, tha për protothema.gr nëna e Zenaidës.
Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri e ka joshur Zenaidën dhe ka tentuar ta përdhunojë, më pas e ka ndjekur nga shkallët e shtëpisë së saj dhe e ka djegur të gjallë, teksa e mitura tentoi të shpëtonte.
Të afërmit, fqinjët dhe miqtë e familjes së vajzës e cila u vra në këtë mënyrë brutale, folën para kamerës së “Tunelit”.
“Sapo pashë foton e fqinjit tonë në TV, të gjitha fotografitë u kthyen para meje për atë që kishim vuajtur mbesa ime dhe unë. Fëmija nga beli lart u gjet pa rroba. Prindërit e njohën atë nga thonjtë dhe vathët e saj. Asnjëherë nuk e kemi menduar se ajo do t’i vinte flakën vetes. Ishe vrasje, e thashë që në fillim dhe e them tani. Unë kam bërë një betim për të gjetur vrasësin”, tha xhaxhai i vajzës 12-vjeçare.
“Papritmas pamë vajzën e vogël të djegur në shkallë. Ajo u dërgua e gjallë në spital, por pas disa ditësh u largua.… Një fëmijë që u dogj… Ai ishte një krijesë shumë e ëmbël“, theksoi fqinji i familjes.
“Unë nuk mund të duroj më të dal nga shtëpia, sepse mbaj mend se çfarë ndodhi me fëmijën tonë. Kemi kaq shumë vite dhe po presim të mësojmë të vërtetën. Le të zbulojmë se kush e bëri këtë me vajzën tonë të vogël“, thanë prindërit e trishtuar.
Babai i vogëlushes fatkeqe përshkroi momentin tragjik kur e gjeti të djegur në shkallët e shtëpisë së tyre.
“Dera e banesës ishte e hapur, por nuk kishte shenja zjarri në shtëpi. Ata i vunë zjarrin fëmijës tim. Ajo po përpiqej të shpëtonte nga shkallët dhe nuk ia doli. Ishte aksion i shënjestruar. Unë pashë pranë tij atë tani është në burg për një krim tjetër. Ata po flisnin me fqinjën tjetër dhe nuk më lanë të dëgjoja fjalët e saj të fundit”, tha ai.
“Ne nuk kishim shishe terpentinë në shtëpi. Fqinji ynë e kishte patjetër në banesën e tij sepse ishte bojaxhi. Unë pashë duart e tij që ishin djegur. Pastaj erdhi EKAB dhe mori vajzën tonë. Isha në gjendje shoku”, shtoi babai.
Banorët në rrugën “Kallikratida” në Pire janë të mërzitur. Me botimin e fotos së fqinjit të tyre pedofil, zgjohen kujtimet e asaj vrasjeje të egër.
Xhaxhai i viktimës përshkruan ato që i thanë fqinjët e familjes dhe dëshmitarët e ngjarjes tragjike. Njëri nga të dy është autori, detajet e të cilit u bënë publike kohët e fundit për përdhunimin e një fëmije tjetër.
Nëna e 12 vjeçares fatkeqe thotë në kamerën e emisionit diçka tronditëse.
“Një muaj më herët, vajza ime më tha se ky fqinj më shikonte në mënyrë të çuditshme. Ai po e shikonte dhe ajo nuk e donte atë sepse ai po e trembte“.
Në fund të dhjetorit 2020, Policia greke publikoi, pas një urdhri përkatës të Prokurorisë së Pireut, të dhënat e identitetit dhe foton e burrit.