Modelja Danja Koka njëkohësisht dhe banorë e edicionit të 4-t të “Big Brother VIP Albania”, ka rrëfyer diçka më shumë përsa i përket jetës personale dhe historisë së dashurisë me Reditin.
Banorët e tjerë të shtëpisë e ka pyetur Danjën mbi të dashurin e saj, i cili pak ditë më parë e surprizoi parteneren e tij me një dron ku shkruhej se ndihej shumë krenare për të.
Danja rrëfeu se ishte një takim i rastësishëm nëpërmjet një shoku të përbashkët. Ajo tregon se i tha shokut të saj që ai djali ishte yll dhe më pas ai i kontaktoi në rrjete sociale.
“Jemi njohur nëpërmjet një shoku në fakt. Vjen ai shoku të më jepte dorën dhe ishte bashkë me këtë. Po Redi është i gjatë është kështu bjond. Edhe i jap dorën shokut edhe Redit.
Më vonë kapem me këtë shokun tim dhe i them : “Ai ishte kokrra e yllit”- i them unë. Kot unë, nuk ashtu fare, pa asnjë lloj gjëje. Ky i kishte thënë Redit dhe ky më shkruan pastaj, “ça bën, si je?”. Unë siklet i madh, jo jo me atë idenë që “ç’është ky muhabet” dhe i ktheja përgjigje kot. Dhe pastaj u takuam,” ka rrëfyer Danja.