Det*roj gruan Bedrie Loka te vr*se veten! Xhemal Loka merr d*nimin e r*nde nga Gjykata

Shtetasi Xhemal Loka ditën e sotme është dënuar me 10 vite burgim nga gjykata e Durrësit, pasi u shpall fajtor për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së gruas së tij Bedrie Loka dhe armëmbajtjes pa leje.

Burimet bëjnë me dije se Xhemal Loka kërkoi gjykim të shkurtuar, por prokurorja Pranvera Gruda e ka kundërshtuar kërkesën e për rrjedhojë gjykata e ka rrëzuar atë.

Pandeli, Xhimi dhe Mahmut Bushi, tre vëllezërit e viktimës deklaruan se motra e tyre ka ndërmarrë aktin e vetëflijimit për shkak të dhunës që partneri i saj ushtronte që prej vitit 2000.

Në lidhje me ngajrjen, kundra babait të tyre kanë dëshmuar edhe fëmijët. Ata kanë shpjeguar dhunën barbare që Xhemal Loka ushtronte ndaj nënës së tyre.

Madje njëri nga fëmijët pohon se se një natë përpara se nëna të vetëhelmohej debatoi me orë të tëra me babain.

“Babi nuk e lejonte mamin që të vizitonte nënën e saj. Ata patën një debat të fortë me 1 janar që zgjati nga ora 19 deri në orën 23”, ka dëshmuar djali.

Gjithashtu fëmija ka shtuar se babai e kërcënonte nënën edhe në telefon, madje në një rast i ka thënë: “Unë ty do të bëj të vrasësh veten.”

Djali i vogël ka realizuar edhe disa video kur babai e dhunonte Bedrien, e kërcënonte dhe ofendonte.

Vajza e vetme e familjes ka pranuar se nëna e saj dhunohet e se në një rast ajo i është shprehur se do ti jepte fund jetës pasi ishte e lodhur.

Djali tjetër i çiftit ka rrëfyer në gjykatë një moment, kur babai ka ardhur nga Greqia dhe është konfliktuar me nënën e tij, të cilën e goditi me shkelma e grushte fytyrës.

Nisur nga dëshmitë, por edhe nga hetimet e bëra kryesisht në telefona, gjykata ka arritur në konkluzionin se Xhemal Loka e ka detyruar ti japë fund jetës, pasi ka përjetuar dhunë fizike të mënyrë të vazhdueshme.