Policia e Shtetit mësohet se ka nisur një aksion kombëtar për të gjurmuar shkelësit e rregullave që me mjetet e tyre sfidojnë hapur ligjin.
Burimet thanë se aksioni po kryhet bazuar në historikun e të dhënave për gjobat, parkimet mbi trotuar, vendkalime të këmbësorëve apo parkime dyshe në akset kryesore të vendit.
Por përveç gjobës, mësohet se Krimi Ekonomik do të filtrojë shoferët dhe pronarët e mjeteve luksoze për burimin e parave.
Nisma është mbështetur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili mësohet se ka kërkuar nga vartësit të mos ketë asnjë tolerim duke nisur menjëherë ndëshkimet dhe kontrollet intensive.