Sdo te ketë me Big Brother Vip? Ledion Liço jep lajmin e papritur

Edhe pse të gjithë shqiptarët anembanë botës presin me padurim të martën dhe të shtunën për spektaklin e Big Brother Vip, kjo e shtunë do të jetë ndyshe.

Moderatori Ledion Liço ka konfirmuar se të shtunën nuk do të ketë Big Brother, për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

“Kjo fundjavë do të vihet në dispozicion të një momenti historik, duke pasur parasysh rëndësinë e zgjedhjeve në Kosovë, Top Channel do t’i dedikojë të gjithë fundjavën këtij zhvillimi, për këtë arsye edicioni i të shtunës i Big Brother Vip nuk do të transmetohet, në vend të kësaj do kemi raportime direkte nga Kosova,” tha Ledion Lico