E paprecedente! Gerta Gixhari lë shtëpinë e Big Brother me zarf të zi

Me vendim të Big Brother me zarf të zi, Gerta Gixhari është skualifikuar nga loja.

“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm, për këtë arsye, Big Brother ka vendosur të skualifikojë nga loja Gertën”-thuhej në zarfin e zi.

Gjesti kërkoi ta përqafonte, por Gerta e refuzoi.

SIdoqofte Big Brother i ka dhene nje shans te dyte Gertes, ku pasi e vendosi ne nje dhome te erret, priti konfirmimin e banoreve te cilet unanim vendosen qe Gerta te kishte mundesine te rikthehej me ane te televotimit.

Top Channel

Dasma e Loredanës dhe Jozit, e zhvillaur brenda shtëpisë së “BBV” u pasua me një incident mes Gjestit dhe Gertës, me këtë të fundit që i hodhi alkool në fytyrë banorit.

Kjo solli anulimi ne televotimit pasi në shtëpi hyri një Zarf i Zi. Mbrëmjen e sotme, Gerta ka thnë se nuk u nis me mendimin apo me dëshirën për ta dëmtuar banorin në sy, por e gjitha ishte nisur në kuadrin e lojës.

Gerta: E gjithë dasma kishte një tension që në fillim. Kur erdhi momenti i shampanjës, menduam ta shijonim dhe të krijonim atmosferë. Gjesti mori shishen e shampanjës, unë tentova ta ndaloaj sepse nuk duhej lagur nusja kur festa sa kishten isur. Unë e nisa si lojë, nuk kisha tendencë t’i dëmtoja sytë. Pas shampanjës, Gjesti u kthye sërish dhe unë u ndjeva në siklet sepse e pyeta disa herë si ishte. E pashë që erdhi dhe sytë i kishte të bardhë. Po hodhi dhe pikat. Herën e dytë duke qenë se Gjesti është lojëtar që guxon, e ftova në një lojë më të guximshme, pa menduar se ai do dëmtohej. Mendova që ai guxon me lojën e tij dhe nuk mendova që do prekej nga ky veprim. Unë me Gjestin kemi marrë birra më parë dhe ua kemi hehdur çunave teksa ata ishin në dush. Kam menduar se Gjesti e mbante lojën e birrës. U shndërrua në tension të madh. Nuk do doja që ta dëmtoja.

Pas kësaj, lashë festën dhe hyra në shtëpi dhe pyeta ku ishte Gjesti, a i shte mirë. Nuk e kam menduar kurrë se do pësonte dëmtim. Mendova se duke qenë që niveli i alkoolit ishte i ulët, nuk do e dëmtonte. Birrën nuk doja t’ia hidhja në fytyrë por në pjesën e qafës.