Kladja Shuli është infermierja 28-vjeçare që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte në Elbasan.
Viktima mësohet se ishte e martuar dhe me fëmijë, ndërsa dyshohet se ndërmori aktin tragjik si pasojë e depresionit.
28-vjeçarja ishte punësuar si infermiere në spitalin e Elbsanit dhe punonte në pavionin e Neurologjisë.
Viktima dyshohet se u vetëhodh nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”.
“Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.