Baba Mondi ne hall: Ja cpo na ben Edi Rama

Ideja për krijimin e shtetit bektashi pohuar nga kryeministri Edi Rama, nuk ka avancuar.

Këtë fakt e konfirmoi Kryegjyshi Botëror i bektashinjve haxhi dede Edmond Brahimaj në një aktivitet të organizuar në Mallakastër, ku pohoi se nuk ka ende asgjë konkrete.

“Nuk ka asgjë konkrete përveç asaj që ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, dhe kur të ketë diçka të re, do të njoftoheni. Nuk kam ardhur për këtë punë këtu”, u shpreh Baba Mondi.

Disa ditë më parë në një intervistë për gazetën “The Jerusalem Post”, ai pohoi se baktashinjtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të mos humbasë kohë dhe të ndërmarrë hapa konkretë në drejtim të realizimit të idesë për krijimin e shtetit bektashi.

Kryegjyshi tha se fillimisht qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë ligjin duke ndryshuar statusin e bektashinjve dhe se po zhvillohen strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani.

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve ishte sot në ceremoninë e organizuar në qendër të fshatit Ninësh në Mallakastër, ku u përurua shtatorja e Baba Haxhi Saliajt, të cilin e vlerësoi si simbol të fisnikërisë.