Tragjike ne qytetin shqiptar! Shembet shtëpia e pabanuar, vdesin 3 femije (Emrat)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku një shtëpi është shembur, duke zënë brenda tre të mitur.

Siç mëson Insajderi, viktimat janë një 14-vjeçar dhe dy të tjerë 15-vjeçarë.

Burime të Insajderit konfirmojnë se fëmijët u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan me urgjencë në Spitalin e Gjakovës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, tre të miturit nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve të rënda dhe kanë ndërruar jetë. Trupat e tyre ndodhen në Spitalin e Gjakovës, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e shembjes së shtëpisë.

Tre fëmijë kanë humbur jetën në Jabllanicë të Gjakovës si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se vdekja e viktimave është konstatuar në vendngjarje.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave”, konfirmoi ai.

Elezaj shtoi se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe në koordinim me të, po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.