Mrekullia ka ndodhur. Diva e muzikës shqiptare është gati të lërë spitalin dhe kjo do të ndodhë ditën e mërkurë. Ajo do të strehohet në një shtëpi të re në Nju Jork. Lajmin e ka dhënë biznesmeni Elton Ilirjani që është i autorizuar nga familja e Simakut për të publikuar informacione rreth shëndetit të këngëtares.
Elton Ilirjani: Ditën e mërkurë Parashqevi Simaku do lërë spitalin e do i rikthehet jetës normale në Nju Jork bashkë me ne.
Të mërkurën do ndodhem atje për ta marrë divën tonë e për ta strehuar në shtëpinë e saj të re.
Pas dy orësh do shkoj në spital për ta takuar divën e për ti dhënë lajmin e mirë ajo mezi po e pret gjithashtru do i çoj dhe byrek me spinaq që ajo e ka shumë qejf.
Për mua ka qenë një eksperiencë e re e papërjetuar më parë por po mos kishte dashuri nuk do bëhej.
Kjo nuk do të thotë që gjithcka ka kaluar,. kur ajo të dalë do vazhdojë me dëshirat e saj, por ne duhet të jemi aty për ta ndihmuar, tani fillon puna e vërtetë.
Ju kërkoj të gjitha grave që duan të na ndihmojnë në këtë moment, grave shqitpare që kanë kohë të lirë që të na ndihmojnë gjatë akomodimit në shtëpinë e re të Parashqevi Simakut, apo kushdo që do ta shoqërojë gjatë ditës apo natës.
Do doja ta bëja unë në 24 orë por kushtet e mia nuk ma lejojnë./Radar.al