Jeta pa gruan ska kuptim! Agron Llakajt ndodh e papritura 5 muaj pas vdekjes se Konstandines

“Sot, 5 muaj pa Ty, zemra jonë Konstandinë.., endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për Ty”, ky është dedikimi prekës që Agron Llakaj bëri sot për bashkëshorten e tij të ndjerë, e cila u nda nga jeta pesë muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Aktori i humorit, i cili ndan me publikun detaje nga jeta e tij personale, zgjodhi që të publikojë sot në Insta Story foto me bashkëshorten e ndjerë e cila bën sot pesë muaj që është ndarë nga jeta.

Në një intervistë që Agron Llakaj bëri në fillim të këtij muaji, ai shprehu mallin e tij të madh për Konstandinën e tij.

Ndarja nga jeta e Kostandinës ka qenë një moment i cili ka prekur thellë jo vetëm Agronin, por edhe të gjithë ata që e ndjekin dhe e duan.

Aktori vazhdimisht ka rikujtuar bashkëshorten e tij në rrjetet sociale, ku ka treguar dhimbjen e madhe që po kalon, dhe mungesën e saj në jetën e tij dhe të familjarëve.