Gjigandi Europian i rrjetit të supermarketeve “Lidl” do të jetë aktiv në Shqipëri në vitin 2027 – Lajmi konfirmohet nga vet drejtuesit në Shqipëri, të cilët së fundmi kanë filluar me blerjet e magazinave kryesore në Vorë.
“Lidl” njihet për çmimet e ulëta të produkteve, supermarkete të preferuara për shqiptarët, të cilët jo pak herë vizitojnë ato në Greqi për furnizime.
“Një hap i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, pritet të marrë jetë së shpejti. Bëhet fjalë për Brandin ndërkombëtar Lidl, rrjetin më të madh të supermarketeve gjermane, të njohur në mbarë botën, i cili ka shprehur interes për Shqipërinë,” thuhet në njoftimin e AIDA-s.
Kjo do të shkaktojë tronditje në rrjetin e supermarketeve në Shqipëri!