Një aksident i rëndë ka ndodhur në Milano, pak pas mesnate, përgjatë A51, pranë Cologno Sud. Sipas medieve të huaja, viktima e aksidentit është identifikuar si Fabio Postiglione, një gazetar napolitan, 44-vjeçar.
Postiglione do të kishte humbur kontrollin e motoçikletës së tij, duke përfunduar në anë të rrugës dhe gjendja e tij u shfaq menjëherë kritike, që në momentin që u shtrua në spitalin San Raffaele. Punonjësit e shëndetësisë ndërhynë në vendngjarje, por nuk mund të bëhej asgjë për gazetarin napolitan. Ai ndërroi jetë pak pasi mbërriti në spitalin, raportojnë mediat italiane.
Dinamika dhe shkaqet e aksidentit po po hetohen nga Policia Rrugore italiane. Fabio Postiglione ka punuar që nga viti 2020 për Corriere della Sera. Karrierën e tij ai e filloi në Napoli me gazetën Il Roma.