Rikthimi i Trump në Shtëpinë e bardhë ka sjellë një sërë ndryshimesh. Fillimisht armëpushimi në Gaza dhe së dyti plani i tij për rindërtimin e kësaj zone çka do të sillte zhvendosjen e 1 milionë palestinezëve në vendet fqinje, kryesisht në Jordani e Egjipt. Një ditë më parë, kryeministri Rama pati një replikë me një gazetar izraelit, i cili në një televizion kishte deklaruar se Shqipëria do të strehojë 100 mijë palestinezë. Rama e mohoi këtë deklaratë, por sipas Olsi Jazexhiut, studiues i historisë islame, lajmi ka gjasa të jetë i vërtetë.
Ai gazetari i Haaretz është shumë serioz. Ajo që ai ka deklaruar është i vërtetë. Këto bisedime nuk bëhen hapur. Por Edi Rama i bën gjërat si skuth, siç bëri faljen e ishullit të Sazanit. Mendoj se edhe puna e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri është e vërtetë. Sepse në fund të fundit, Rama u shpreh i gatshëm për muxhahedinët. Nëse amerikanët e duan këtë gjë, ata nuk pyesin për Europën. Edi Rama do ta bëjë sepse e di se nëse nuk e bën do ta gjejë fati i Ilir Metës.
Jazexhi e cilësoi të përkohshëm armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.
Armëpushimi është i përkohshëm. Këtë e kuptojnë të gjithë ata që njohin historinë. Izraeli edhe pse e rrafshoi Gazën. Ka përjetuar luftën më të gjatë në historinë e tij, 15 muaj. Kryeministri Netanjahu nuk do paqe. Qëllimi final i sionistëve është t’i zhdukin palestinezët. Kur nisi lufta në 2023 ishte kërkesa drejtuar Egjiptit për t’i dëbuar palestinezët drejt shkretëtirës. Izraeli ka pasur disa fitore kundër Palestinës. E para në 1948, tjetra në 1967, kur dëbuan nga Palestina 350 mijë banorë. Tani me armëpushimin e vendosur Izraeli ka vendosur t’i dëbojë palestinezët.
Planin e presidentit Trump për Gazën, Jazexhi e cilësoi një gjenocid të radhës.
Presidenti Trump do t’i dhurojë Izraelit pikërisht këtë: shpërnguljen masive të palestinezëve. Trump do të përsërisë këto gjenocide. Por kjo është e pamundur. Edhe pse ai erdhi në pushtet përmes mafias çifute, një nga premtimet ky ishte. Ai kërkon të bëjë një gjenocid edhe më të madh në Gaza. Kjo gjë do të jetë e pamundur, për arsye se dëbohen 2 milionë drejt Egjiptit dhe Jordanisë dhe kjo do të destabilizojë vendet fqinje.
Sipas tij, ky plan do të krijojë probleme jo vetëm për rajonin, por edhe për Europën.
Egjipti ka një vijë të kuqe me Izraelin. Mendoj se nëse Trump bën një gjë të tillë, kjo do të jetë një casus belli nga Egjipti për të nisur një luftë.
Sot Europa është e përmbytur me refugjatë. Edhe Shqipëria. Në Gjermani të gjitha partitë po humbasin pushtetin dhe AfD po vjen në pushtet. Kjo që po kërkon të bëjë Trump është një tmerr që asnjë nuk e pranon, aq më pak europianët.