Rama dhe Berisha e kane pranuar! Gjinishi: Ja si dhe kur do vijne 100 palestinezet ne Shqiperi

Pedagogu Ermir Gjinishi tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se zbatimi i planit për ardhjen e 100 mijë palestinezëve në Shqipëri do të nisë pas zgjedhjeve ose pas sezonit turistik.

Sipas Gjinishit, ardhja e këtyre palestinezëve do të nxisë një debat të madh në vend, duke qenë se dhe opozita për herë të parë ka dalë kundër planit pasi dhe vetë ajo kërkon të përfitojë.

Plani është ky, asnjë politikan shqiptar nuk do të tentonte të thoshte po, apo të pranonte një marrëveshje të tillë, pak kohë para zgjedhjeve. Nuk ka budalla që ta bëjë se dihet reagimi. Ky plan do të fillojë të realizohet pas zgjedhjeve, ose pasi të mbarojë sezoni turistik i verës. Harroje historinë që Shqipëria është jashtë loje. Nuk është çështje turizmi. Do të detyrohen të dalin nga Gaza, nuk bëhet fjalë që nga Gaza të dalin 100 mijë, bëhet fjalë që nga Gaza të dalin 1.3 apo 2 milionë.

Ne jemi në lojë kjo nuk diskutohet, është e verifikuar. Çështja është pse ka thënë jo. Nuk e thotë dot ndryshe. Për herë të parë reagoi opozita dhe e refuzoi planin dhe e quajti tradhti kombëtare.