Neda Balluku është e martuar me Ogren Ballukun. Ata u njohën gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Big Brother 4” dhe u martuan në verën e vitit 2015.
Së bashku, ata kanë tre fëmijë: dy djem, Serzh dhe Zai, dhe një vajzë, Suzie Ann.
Neda ka deklaruar se bashkëshorti i saj preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe rrjeteve sociale, dhe ajo respekton këtë zgjedhje, shkruan “Kosovarja”.
Neda Balluku aktualisht është opinioniste në “Big Brother’
Neda-Ogren ishin një nga çiftet më të diskutuar të vitit 2010-2011 kjo pasi histori e tyre ndodhi në reality shoë-n “Big Brother” ne edicionin e 4 para gjithë publikut shqiptar.
Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të dy djemve, Serzh dhe Zai dhe një vajze. Por ajo që shumë pak e dinë është që Neda dhe zëvendës kryeministrja njëkohësisht edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë kunata.
Me Orgenin u njohën në “Big Brother 4”/ Neda tregon
Neda edhe pse vazhdon të shfaqet ende në ekran e angazhuar si opinioniste e “Përputhen”, edhe në BBVA shumë shpëjt, është përpjekur të mos flasë për marrëdhënien e tyre.
E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra,” Neda ka ndarë disa detaje më tepër mbi marrëdhënien e saj me kunatat, duke përfshirë zëvendës kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në intervistën e saj, Neda u shpreh se ndihet me fat që është pjesë e një familjeje që e ka trajtuar gjithmonë me respekt dhe dashuri:
“Asnjëherë nuk jam trajtuar si nuse, gjithmonë si motër e vogël, me një mençuri të jashtëzakonshme për të qenë prezente pa u imponuar. Për këtë jam shumë mirënjohëse,” – tha ajo.
Neda theksoi se marrëdhënia e saj me kunatat është një burim mbështetjeje dhe krenarie për të. Ajo rrëfeu se shpesh merr këshilla nga ato për vendime të rëndësishme, duke i quajtur modele për frymëzim:
“E kam mendimin e tyre shpesh për kapital, e kam armë. Kur bëjmë një diskutim në shtëpi, mjafton që ato të jenë nga ana ime dhe unë e kam fituar gjithë betejën. Jam shumë krenare, i kam modele,” – shtoi Neda.