E fundit! Fatmir Mediu ‘sëmuret rëndë’ në SHBA! Ja si po tenton ti shpëtojë SPAK

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e Mediu, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Mediu prej ditësh ndodhet në SHBA, ku poston foto çdo ditë korridoreve dhe hoteleve, me politikanë amerikanë.

Ai udhëtoi në Amerikë me shpresë se do siguronte ndonjë ftesë për të marrë pjesë në inagurimin e Donald Trump, por nuk ia arriti dot.

Gjë që e pohoi edhe vetë, duke thënë se ndjeni orë të tëra në të ftohtë jashtë ambientit ku u bë inagurimi i Donald Trump si president.

Ndoshta u sëmur aty!