Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se në burg në Shqipëri shkon ai që do kreu i organizatës, duke nënkuptuar këtu kryeministrin Edi Rama.
Gjatë intervistës për një emision televiziv, Ahmetaj ka theksuar se pse për atë është kërkuar arrest me burg, ndërsa Benet Beci, Erion Veliaj dhe Frida Krifca janë lënë të lirë.
“Po i rikthehem edhe njëherë statistikave, në burg shkon ai që do kreu i organizatës. Unë jam, Benet Beci, ai në gjendje të lirë unë jo. Veliaj në gjendje të lirë, Frida Krifca… shkoni bëjini këto në Amerikë, Gjermani…të grijnë institucionet.
Por le t’i kthehemi një momenti ‘off record’ që është bërë debat në qeveri në Durrës për kanabizimin. Atë periudhë filluan pëshpëritjet në parit, çfarë po ndodh, ç’është kjo, dhe do sjell diskutimin, ku u hap çështja e kanabisit dhe sot para shqiptarëve po them çfarë ka ndodhur atë ditë,” tha Ahmetaj.