Ishte ndare nga i dashuri, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali, i ndodhi ajo askush nuk i jep rendesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi ka humbur jetën një shtetase shqiptare, 23-vjeçare, Ariana Herri nga një miokardit fulminant.

E reja ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës, e cila u trasnferua për një trajtim intensiv, por nuk ia doli të fitonte betejën me këtë sëmundje. Burimet për mediat italiane bëjnë me dije se vajza kishte disa muaj që vuante nga sulmet e panikut dhe takikardi, pasi dyshohet se gjendja e saj e përkeqësuar lidhej me ndarjen e saj nga lidhja e dashurisë që ajo kishte.

Teksa është shtruar në spital për shkak të të vjellave, pas kësaj filluan komplikimet e tjera shëndetësore dhe fatkeqësisht nuk mund t’i mbijetonte dot përpjekjeve të mjekëve.

Sakaq, 23-vjeçares i është bërë autopsia, e cila do të ndihmojë më shumë për shkaqet e ndarjes së saj nga jeta.