Këngëtarja Parashqevi Simaku dhe djali i saj, Luka, do të takohen së shpejti me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe, në një takim që është konfirmuar nga biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton në New York.
Ilirjani ka bërë të ditur se ky takim është në pritje dhe ka kërkuar ndalimin e kërcënimeve dhe persekutimeve ndaj familjes Nolfe. Ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së sigurisë dhe paqes për të gjithë anëtarët e familjes.
Ajo cfare eshte e cuditshme aktualisht eshte se u bene gati dy jave nga gjetja e Parashqevise, kushtet monetare dhe te gjitha tashme i ka, pasi vetem nga gofound i ka mbledhur 100 mije dollare, por akoma ajo ska takuar te birin.
U tha ne fillim qe djali sdonte ta takonte, por me vone detaje zbuluan qe i biri duket qe ka kontakte te ftohta dhe me babain e tij qe pas marteses se tij te dyte, ku ai eshte larguar nga familja.
Ai jeton ne nje tjeter shtet te amerikes, me sakte ne Woodstock Georgia, ku punon si paketues, nje pune mjaft e zakonshme ne SHBA, me nje page miminale, krahasisimisht ne Shqiperi do ishte sa nje kasier supermarketi, me rroge 400 mije leke.
Mendohet se djali akoma ska marre pushime, leje nga puna, apo gjendja mentale e Parashqevise per te perballuar nje takim dinjitoz me te birin. Na ngelet te presim si eshte e verteta, por do zbulohet shume shpejt
Në një postim në rrjetet sociale, Ilirjani ka shkruar:
Jam në kontakt të vazhdueshëm me Robert Nolfe. Takimi mes Robertit, djalit dhe Parashqevi Simakut do të ndodhë së shpejti! Po ashtu, kërkoj ndalimin e menjëhershëm të kërcënimeve ndaj familjes Nolfe, përfshirë kërcënimet me vdekje, të cilat po i shkaktojnë dëme serioze Parashqevi Simakut.
Përveç kësaj, Ilirjani ka publikuar një deklaratë të familjes Nolfe, ku ata shprehin se nuk kanë pasur asnjëherë qëllimin të largojnë Parashqevi Simakun nga djali i saj. Në këtë deklaratë thuhet:
Unë kurrë nuk do të largoja një fëmijë nga nëna e tij. Kam kërkuar gjithmonë të kuptoj pse ajo nuk merr ndihmën që i nevojitet për ta pasur djalin afër.
Kam pasur shqetësime për Lukën, pasi nëna e tij nuk ishte pjesë e jetës së tij.
U mundova ta ndihmoja Robertin në këtë proces, sepse të dy kishin nevojë për mbështetje.
Qëllimi im ishte që Luka të rritej në një mjedis të shëndetshëm dhe të dashur.
I uroj Parashqevisë gjithë të mirat për të jetuar një jetë të lumtur me djalin dhe familjen e saj.
Historia e Luke Nolfe, djalit të këngëtares, mbetet e mbështjellë me mister. Për momentin dihet se ai jeton në Woodstock, Georgia, ku punon si paketues për kompaninë FedEx – një profesion modest dhe larg botës artistike që lidhet me emrin e nënës së tij.
Ende nuk është e qartë marrëdhënia e tij me Robertin apo Parashqevinë, por shumë besojnë se detaje të tjera mund të zbardhen në të ardhmen.