Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar të tjera pamje nga takimi i Parashqevi Siamkut me djalin e saj Luke, mbrëmjen e kësaj të premteje.
I pranishëm ka qenë edhe ish bashkëshorti i saj Roberti.
Në këtë video duket kur ata përqafohen të tre. Parashqevi thotë se falenderon Eltonin dhe Robertin.
Parashqevi: Ai është nervoz! Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton
Luka: Ndihem mirë. E dua mamin
Më në fund momenti i shumë pritur ka ardhur. Parashqevi Simaku është takuar me djalin e saj ditën e sotme sicc mund ta shikoni edhe në pamjet e mëposhtme.
Lotët janë të pakët dhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë tragjedi që i ka ndodhur ikonës së muzikës tonë, Parashqevi Simaku.
Ajo kishte 10 vite që nuk takohej me djalin e saj dhe jetonte si e pastreh në USA dhe priste ccdo ditë që djali I saj të shfaqej.
Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë për ta ndihmuar atë dhe më në fund ja dolëm, nëna u takua me birin e saj.