Del videoja e forte! Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku ‘duke qare’ se kane humb grate (Video)

Viti që lamë pas nuk ka qenë i lehtë në dashuri për dyshen e njohur të aktorëve, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku.

Dy artistët, të cilët shpesh i kanë argëtuar fansat me humorin e tyre, përjetuan momente të vështira në jetën personale.

Olsi Bylyku i dha fund një lidhjeje pesëvjeçare me Egli Takon, ndërsa Bes Kallaku dhe këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj u ndanë pas një martese të bujshme që tërhoqi vëmendjen e publikut.

Pavarësisht dramave që mund të kenë shoqëruar këto ndarje, Olsi ka vendosur të shohë anën pozitive dhe të kthejë gjithçka në humor. Gjatë një koncerti së fundmi, ai bëri publikun të qeshë me një batutë ironike.

“E çuditshme, isha duke i thënë një ditë Besit, më përpara kena pas qef të bënim këngët. Skifterat bënte ky, unë bëja: Aj aj aj aj ajo nuk don drama…Vetëm jetë qejfi. Pas pesë vitesh, të dy jemi: Bebi të kam pas n’mish, tani tkom ish. Nga mosmirnjohja…Si përfunduam kështu”, thotë Bylyku duke qeshur.