Vdes i vetem ne shtepi vellai i deputetit te PS! Deputeti: Mos ma mbyll deren o vella…(foto)

Dy ditë më parë u gjet i pajetë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt, ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor.

Në lidhje me këtë lajm tragjik ka reaguar edhe vetë ish-deputeti, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale i jep lamtumirën të vëllait.

Ai teksa poston një foto të hershme, shkruan se dëshirë e Altinit para se të ndërronte jetë ishte që të varrosej pranë nënës dhe babait.

“Lamtumirë Altin! Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje. Lamtumirë vëlla”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Altin!

Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.

Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lotë.

Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falenderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafofa kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.

Lamtumirë Altin!

Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.

Lamtumirë vëlla!

Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.

Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij … dhe mos ma mbyll atë derë vëlla.

Kujtojmë që vëllai i ish-deputetit socialist jetonte në banesën e prindërve që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

Ai u arrestua më tetor të vitit 2018 për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Arrestimi i tij solli dhe dorëheqjen asokohe të së vëllait, Arben Isarajt nga posti i drejtorit të Transportit Rrugor.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt me pozicionin tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtësisë në Shqipëri, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtësinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha Arben Isaraj në letrën e dorëheqjes në 22 tetor 2018.