Dalin detajet e renda! Kush jane dy femrat qe po mbajne Parashqevine, historia e erret ne Tirane

Telenovela “Simaku” po tentohet të kthehet në serial fitimprurës nga ata që pikasën Parashqevinë në një reportazh TV amerikan. E gjetën në stacionin e trenit dhe, që atë ditë, e morën si të ishte arusha “Mira”, duke e nxjerrë sa nëpër lokalet e New York-ut, sa në internet.

Parashkën alias “Vivin” me ëndrra hollivudiane, e kanë nxjerrë në pazarin mediatik për t’ia hequr dhe atë pak sharm nostalgjik që i kishte mbetur nga e kaluara, dy delenxhesha nga Tirana dhe një mashkull gay nga Tepelena.

Historitë e Whitney Houston apo Janis Joplin nuk kanë asnjë të përbashkët me Parashqevi Simakun, të cilën e gjetën “tifozat” në rrugë dhe i futën prangat në hundë për ta shëtitur më pas si arushë cirku.

Jeta artistike dhe ajo personale e Parashqevi Simakut po shkërmoqet pak nga pak nga ata që e kanë marrë në duar atë. Nuk është Luan Pobrati, që e ndoqi për ta lënduar atë në rininë e saj, as sigurimsat e festivaleve të para viteve ’90. As James Belushi, Stan Dragoti, Fadil Berisha, që e takuan në SHBA por nuk ia dhanë dorën… madje as Robert (Bob) Nolfe, ish-bashkëshorti i saj, nuk e ka dëmtuar kaq shumë Parashqevinë e përhumbur në ëndrrën e saj amerikane.

Elvira Tata, e njohur si mashtruese e gjirizeve të Tiranës, bashkë me të bijën Stela, recepsioniste e 15-katëshit, u bënë “kameramanet” e telenovelës “Simaku”, me regjisor travestitin që të gjithë e thërrasin “biznesmen” Iliriani. Ky homoseksual me profesion ka arritur të realizojë ëndrrën e jetës së tij, të bëhet i famshëm nëpërmjet kauzës “Jam i lirë të jem homo”. Deri dje, biznesmeni me taka të larta dhe reçipeta grash, mund të vinte në botën shqiptare vetëm duke paguar vëmendjen në ndonjë reportazh të blerë TV-je. Sot kërkon që nëpërmjet “dashurisë” për Parashqevinë të futet në zemrat e shqiptarëve, por më shumë në mendjet dhe mentalitetin e tyre: “S’ka asgjë të keqe të jesh travestit, homo, me tanga apo taka grash, mjafton të kesh para…”

Në të vërtetë nuk ka asgjë të keqe të jesh pjesë e komunitetit LGBTHQ, por kur flamurin e tyre kërkon ta ngresh në piedestalin e medias, artit, muzikës dhe kulturës shqiptare, kjo është më shumë se e tepërt. Ky është mision bthq-rash. Shqiptarët këtë fjalë nuk e përdorin në konotacion seksual por karakterial, ndaj askush mos lëndohet për orientimin.

Është njësoj sikur Parashqevinë ta merrnin dhe ndihmonin Novak Djokovic, apo një prej kriminelëve të Dubait; a duhet të binim në dashuri me ta e të mbyllnim sytë para “mirësisë”?

Gëzim Nika, Erjon Mustafaraj, Genc Rada, Edvin Kumbulla, Kujtim Mali, e takuan Parashqevinë dhe nuk e nxorën nga bataku i “stacionit” të trenit.

Biznesmeni kosovar Shaqir Gashi e ndihmoi dikur të ecte në rrugën drejt famës, por Vivi nuk ia arriti.

Rruga drejt famës hollivudiane ishte e vështirë, por jo më e vështirë se aksi komunist Kavajë–Tiranë, ndaj dhe Parashka shpresoi dhe luftoi. Bobi Nolfe nuk e ndihmoi Parashqevinë të bëhej Vivi. Ishte xheloz. Në përplasjen e xhelozisë, Bobi përfitoi nga dokumentet falso të Parashqevisë (ato të mbërritjes në SHBA), për t’i marrë çdo gjë, edhe Lukën, djalin e saj.

Parashqevia nuk e duroi dot dështimin dhe u largua bashkë me ëndrrën e saj nëpër rrugët e Amerikës. Shqiptarët e panë që ajo ishte ajo, por kurrë nuk u bënë bashkë ta “adhuronin” si sot. Në fakt, fjala “gjynah” nuk është adhurim. Ashtu si në Festivalin e 35-të (1996), kur shqiptarët adhuruan Ana Oxën e pasur nga Italia kur këndoi me fustanin e Behxhet Pacollit në festival, e jo Parashqevinë e thjeshtë të Robert Nolfe, që kishte ardhur nga SHBA për ta.

“GOFUNDME” nuk po mbledh dot para të mjafta për Parashqevinë, si në raste të tjera solidariteti. Pse? Sepse shqiptarët e ndjejnë mashtrimin që po bëhet me emrin, figurën e Parashqevisë, nga ata që duan të promovojnë të papranueshmen për ta. Parashqevia e muzikës së lehtë dhe popullore s’mund të tërhiqet zvarrë nga një travestit dhe dy delenxhesha. Shqiptarët e dinë mirë se Parashka ka dy vëllezër, një nip, një mbesë dhe asnjë prej tyre nuk e ka mbiemrin Simaku në GOFUNDME për të.

Parashqevi Simaku u mor nga “pylli” dhe u fut në kafaz. Aty, asaj i duhet të falënderojë dhe këndojë pa pushim, pa e ditur as vetë se lumturia e vetmisë dhe e dinjitetit iu prish njëherë e përgjithmonë. Nga ata që nuk e dëgjuan, as kuptuan kurrë këngën që ajo e këndoi me aq shpirt: “Mos ua prishni lumturinë”.