Eshte 20 vite me i madh! Ishte shtatzene? Diola Dosti jep lajmin e dhimbshem (Foto)

Nutricionistja e njohur Diola Dosti pak ditë më parë u përfol se mund të ishte në pritje të ëmbël me biznesmenin Erolld Belegu.

E gjitha kjo nisi pasi ish-banorja e Big Brother u pa në disa foto teksa mbante barkun me duar.

Mirëpo lidhur me këtë thashetheme ajo ka reaguar së fundmi duke shuar çdo aludim pasi u shpreh se nuk është shtatzënë.

Sipas saj duart në bark kanë qenë një rastësi ndërsa shton se: “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,”.

“Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza.

Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,’ tha ajo për Prive.