Pasi ditën e sotme bëri bujë lajmi se falë ndihmës së biznesmenit shqiptar Elton Ilirjanit, Parashqevia arriti të komunikonte me djalin e saj pas kaq shumë vitesh, të papritura të tjera janë zbuluar.
Radar.al raporton se: Nëpërmjet një Instastory Elton Ilirjani na zbuloi se mbrëmjen e sotme në një intervsitë për “Top Story” ai do të na zbulojë dhe shumë detaje të tjera.
Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendje nga postimi i bërë është fakti që ish-burri i ikonës shqiptare do të flasë për herë të parë mbi këtë ngjarje që bëri zhurmë.
Çfarë e shkaktoi gjendjen e Parashqevisë?
Pse erdhi divorci e përse e humbi kujedestarinë e djalit të saj?
A do të riktheht sërish në skenë ylli i skenës shqiptare?
Të gjitha këto pyetje përgjigjet e të cilave mezi i keni pritur, do të marrin përgjigje sonte. Vetëm pak orë na ndajnë nga ky rrëfim ekskluziv. Na mbetet të presim…/ Radar.al