Një lajm i hidhur për sportin dhe volejbollin shqiptar. Është ndarë para kohe nga jeta Maksim Pekmezi, një nga volejbollistët e shquar të ekipeve Dinamo dhe Dajti gjatë viteve ‘80- ‘90.
Maksim Pekmezi është shpallur kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e sportit të rrjetës në Shqipëri.
Familja e volejbollit ka humbur një mik, një shok dhe një familjar të dashur, i cili do të kujtohet gjithmonë për qetësinë dhe mirësinë që e karakterizonin.
Federata Shqiptare e Volejbollit dhe gazeta “Panorama Sport” i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të parakohshme.