“Martinin e kam në tokë, ja cpo i ndodh djalit tjeter”/ Nëna e Martinit: Familja e vrasesit po na…(Video)

TIRANË– Nëna e Martin Canit është shprehur prindërit e autorit të vrasjes së djalit të saj nuk e kanë kontaktuar, ndërsa ka shtuar se nëse e bëjnë një gjë të tillë tani e në vazhdim është vonë.

“Tani është vonë”- tha Florina Cani.

“Duhet të thoshin kemi të njëjtën dhimbje si ju. E kam në tokë sot Martinin, nuk më kthehet më.”-u shpreh nëna e Martinit.

Vëllai i 14-vjeçarit Martin Cani, ende nuk e di për humbjen e tij. “Në ditën e varrimit e patëm dërguar te miqtë tanë dhe nuk e ka marrë vesh akoma.

Asnjëri nuk i tregon dhe rri i heshtur. Nuk e bëjmë dot, nuk kemi guxim.

Diçka po përpiqet të kuptojë, pse nuk vjen Martini babai, është shumë e rëndë. Nuk kam fjalë që ta përshkruaj.

Përveç miqve dhe shqiptarëve, nuk ka pasur ofrim tjetër për ndihmë. Jemi shumë të rënduar psikologjikisht. E shkruam letrën sepse besojmë në drejtësinë e tyre që kanë të shenjtë demokracinë, duke shpresuar mos na ndihmojnë.

Nga shkolla e me radhë nuk janë marrë masa. Unë do bëja dorëheqje të moralshme që te dera e shkollës e me radhë zinxhiri.

Jo nuk e kam parë videon. Avokati pret informacione dhe asnjë detaj nuk kemi. Mora çantën e shkollës, akoma nuk kam marrë telefonin. Nusja ime akoma nuk ka marrë veten, i rrinë 4 veta mbi kokë që t’ja humbin sado pak mendjen.

Këtu në shtëpi nuk jetohet më. Dua që Martini të jetë shembull e mburojë për të gjithë Martinat e tjerë.

Gofoundme po e drejton nusja e vëllait tim, është doktoreshë atje.

Mesazhi im është të kemi sa më shumë harmoni me njerëzit, mos paçin fatin e Martinit. Ai ishte humori jonë, ai ishte drita e syve tanë”,-kështu është shprehur Engjëll Cani, babai i Martinit.

Fillimisht, ata kanë shkuar pranë shkollës Fan Noli ku kanë vendosur tëndafila dhe kanë ndezur qirinj në derën e shkollës.

Në fjalën e saj, mamaja e Martinit, ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë atyre që nuk mbrojtën dot vogëlushin e saj.

Nëna e Martinit, kërkoi dorëheqjen duke nisur nga institucionet e shkollës të cilat nuk funksionuan deri tek ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama të cilët i bëri përgjegjës për humbjen e adoleshentit.

“E kam rritur me vuajtje. Por ma morën endrrat, shpresën, jetën, më morën gjithçka që kisha. Kërkojmë me shpirt të japin gjithë dorëheqjen nga dera e shkollës deri në ministri deri te Edi Rama. Kush nuk e mbrojti Martinin. Martini ishte i qeshur dhe i përpiktë në gjithçka. Të hiqet ministrja. Dua dorëheqjen e ministres. Ku ishte mësuesja kujdestare. Nuk bënë asgjë për ti ndarë me Marion. Dua drejtësi për Martinin dhe Luisin.

Luisi është djali im tani. Shyqyr na fali zoti atë. Të japë dorëheqjen ai që nuk është i aftë për punën. E kam rritur me vuajtje kam qëndruar pa punë vetë vetëm që ta rris dhe ta edukoj Martinin. Por ma morën, ja morën ëndrrat. Ma morën shpresën, më morën jetën gjithcka që kisha. Kërkojmë me thellësinë e shpirtit të japin të gjithë dorëheqjen, kushdo që nuk e mbrojti Martinin.

Ishte një fëmijë i buzëqeshur, nuk kam fjalë ta përshkruar. Ishte i veçantë, kishte ëndrra të mëdha, shkonte çdo ditë në ndeshje, kishte ëndrra thoshte “Do të bëhem si Ronaldo”. Nuk ishte ashtu si shkoi kjo historia, vetëm lot kam, vetëm qaj dhe rënkoj. Ku janë nënat, nuk jam vetëm nëna e Martinit, por e gjithë fëmijët. Zemra ime është e thyer, por Martinat e tjerë të mbrohen”, tha nëna e Martinit.