G-Bani flet pasi e bllokoi ne dush Valbonen në BBV: Ka trup të bukur! Doja që…

Një skenë e paprecedentë është regjistruar sot në shtëpinë e “Big Brother”.

Protagonist ka qenë G-Bani i cili është përplasur me gazetaren Valbona Mhilli. Teksa kjo e fundit ishte duke bërë dush, këngëtari ka qëndruar jashtë xhamit transparent duke e parë teksa lahej. Kjo situatë e ka vënë në siklet Valbonën e cila i ka kërkuar atij që të largohen pasi nuk po ndjehej mirë.

Valbona në një bisedë me një tjetër banorë është shprehur se ndihet e kërcënuar dhe se nga ky moment do të ketë frikë nga G Bani. Mirëpo G Bani është shprehur se se nuk e ka prekur me dorë dhe se donte vetëm ta shihte.

“Kush tha që vulgare. Nuk e kam prekur me dorë as e kam komentuar. Ajo ka trup dhe unë si mashkull kisha qef me e parë. Le të penalizojnë dhe le të më nxjerrin nga Big-u se pash Valbonën duke u larë në dush”, tha G-Bani.

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur brenda ambienteve të “Big Brother VIP 4”.

Këngëtari i njohur, G-Bani, ka bërë një deklaratë të bujshme pasi po shihte Valbona Mhillin teksa ndodhej në dush.

“Jam i urritur të shoh trup femre”, tha ai, duke shkaktuar debate të forta.

Më pas, këngëtari ka debatuar me Xum Allushin për situatën e ndodhur në shtëpi.

“Ulu se po më flet keq”, dëgjohet ti drejtohet Xumi-G-banit