Ka nisur “Big Brother Vip” edicioni i katërt! Nuk ka më pritje, spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer shikueshmëri, ka hapur siparin.
-Gerta Gixhari vijon rrugëtimin e së motrës Olta Gixhari, bëhet pjesë e shtëpisë.
Gerta ka qene prej vitesh gazetare ne RTSH, por u be shume e njohur per publikun per komentet ne Big Brother 2 Albania si motra e Olta Gixharit
Edhe më herët në media është përfolur për një krisje të marrëdhënieve mes dy vajzave, por ato gjithnjë e kanë mohuar. Prej shumë kohësh, motrat Gixhari e hequr njëra-tjetrën nga “Instagram”-i.
Gjithashtu, në fillimet e “Big Brother” të vjetshëm, u vu re se Gerta nuk bëri asnjë postim mbështetës pas pjesmarrjes së Oltës në BBV. Edhe Olta ka folur për këto lajme brenda shtëpisë kur ishte banore. Banorëve u është dhënë një listë me disa ngjarje që supozohet të kenë ndodhur gjatë kohës që ata kanë qenë të izoluar dhe ata duhet të gjenin nëse ishin të vërteta apo të gabuara.
Një nga këto ngjarje ishte edhe “zënka” e Oltës me të motrën, të cilën ajo e mohoi kategorikisht. Problemet mes dy motrave, ishin në qendër të vëmendjes vitin e shkuar, në javët e para të Big Brother. Ka qenë gazetari Andi Vrapi, i cili ka qenë i ftuar në “Fan Club”, dhe ka deklaruar se motrat prej pak kohësh nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëritjetrin.
“Edhe sot nëse futesh në ‘Instagram’-in e dy motrave do e shohësh që nuk janë ‘follow’ me njëra-tjetrën. Lart e poshtë në Tiranë qarkullon si lajm i pakonfirmuar, se konfirmimi duhet të vijë nga të dyja palët, që nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. Arsyet nuk dihen. Madje, së fundmi janë parë të dyja Zhaklina me Gertën”, tha gazetari Andi Vrapi.
Edhe pse kur Olta doli nga Big Brother, të dyja u panë së bashku dhe duke u përqafuar, zërat ende nuk u shuan. Përgjatë gjithë kohës që Olta ka qenë në Shqipëri, dy vajzat nuk janë parë asnjëherë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, duke shtuar zërat për një konflikt të tensionuar mes tyre.
Zërat janë shtuar edhe pas festës së “Gender Reveal”, ku Gerta nuk është parë në asnjë shkrepje, as të atyre, që vetë Olta ka publikuar. Ndërkohë që disa prej emrave që ishin prezent në festë janë edhe miqtë e famshëm të aktores. Ndër të pranishmet atje ishte edhe Sara Hoxha, Xhemi Shehu, Eni Shehu, Arbër Çepani. Nuk kishte sesi mos të vihej re mungesa e të gjithëve ishbanorëve të “Big Brother”, ku me disa prej tyre Olta ka pasur marrëdhënie të mira edhe pas përfundimit të lojës.
–Klajdi Musabelliu është banori më i ri i shtëpisë së BBV4. Këngëtari u prek pas dhënies së klipit të prezantimit dhe më pas kënduan këngën e ditëlindjes për mamanë e tij.
–Gili & Redoni është futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP 4, duke u bërë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por ajo ndryshe nga të tjerët është një trup i vetëm, së bashku me djalin e saj. Tashmë nënë e bir janë banorët e rinj të BBV4.
-Zebervoki është banori i radhës që bëhet pjesë e shtëpisë, ai bëri një hyrje të pazakontë… me gomar.
–Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.
–Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.
–G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.
Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.
–Egli Tako është banorja, e cila ka hyrë e para në shtëpinë e Big Brother VIP 4.
Ajo mbeti e surprizuar nga arredimi i shtëpisë, teksa nuk nguroi të zgjedhë sa më shpejt krevatin, përpara hyrjes së banorëve të tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Gerta