Gjergj Leka: Parashqevi Simaku ishte k*rva e Sigurimit te Shtetit, ja pse mbaroi karriera e saj: E moren nga pusi per

Kantautori i njohur Gjergj Leka vjen me një rrëfim pa dorashka, në gazetën “Panorama”. Intrigat mes këngëtareve, spiunimet, përplasjet, por edhe fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjera, siç është, për shembull, Vaçe Zela. Një këngëtare gjigante, por që, për të mbytur emocionet, i duhej të rrëkëllente alkool, para se të dilte në skenë. Kantautori shpjegon me detaje edhe skemën se si funksiononte dikur pjesëmarrja në festival dhe si ndaheshin çmimet, ku, sipas tij, Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori ishin “ujkonjat” që bënin ligjin. Ndërkaq, pengu i kantautorit është Arta Babaramo, një zë i mrekullueshëm që e veshën shpejt me rroba ushtrie.

Për herë të parë Leka flet për të kaluarën e tij dhe të kolegëve, fjalët e mira dhe ndihma që i ka ardhur nga disa të tjerë, siç është për shembull Vaçe Zela. Një këngëtare gjigande, por që për të mbytur emocionet, i duhej të rrëkëllënte alkool para se të dilte në skenë. Ai thotë se “asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë. Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve. Kanë bërë mëkatet e tyre dhe artistët, kanë folur më shumë se duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht”.

 

Lindita Theodhori

 

Nëse do t’i bënit një rezyme jetës suaj, çfarë do të nxirrnit në pah?

Që asnjë presje nuk do t’i hiqja jetës që kam bërë. Nëse do të bëja një rezyme të së kaluarës, përveçse i kam bërë keq vetes sime, si dhe familjes sime për shkak të sjelljes, askujt tjetër nuk i kam rënë më qafë. Nuk i kam bërë kurrë keq dikujt, siç ka ndodhur fatkeqësisht me shumë emra të tjerë nga arti shqiptar, që u kanë bërë keq kolegëve.

Për shembull, ndonjë emër konkret?

Lista është shumë e gjatë. Ishallah nuk po hapen shumë dosje.

Kë do të vinit në krye të listës?

Ka shumë artistë të mirë që kanë vuajtur në Shqipëri, shumë artistë që nuk ua kanë dhënë kurrë hakun, sepse kolegët e paaftë ua kanë marrë shpirtin. Se ishin të dashura të punonjësve të sigurimit, të drejtorit dhe shokut të drejtorit… Ishin gjithmonë treshe. Pse, çfarë kujton ti, se orgjitë kanë nisur me demokracinë? Jo, jo, kanë qenë që në kohën tonë… Është bërë e zakonshme tashmë që flitet në mënyrë të përgjithshme… Mos më provoko tani, lëre… Kanë bërë mëkatet e tyre edhe artistët, kanë folur më shumë sesa duhet, më kanë përmendur edhe mua personalisht.

Po personalisht kush ju ka përmendur?

Ti i do me emra e mbiemra?

Po, sepse edhe ju jeni personazh i kësaj interviste me emër e mbiemër…

Nuk i them se kanë familje, ca kanë ndërruar jetë. Ndërsa njëra shumë e rëndësishme për atë kohë, është edhe e sëmurë aty ku jeton. Është shumë sëmurë. Bëhet fjalë për një këngëtare shumë të madhe, që ka marrë madje dhe çmime nga këngët e mia…

 

Parashqevi Simaku

 

E keni fjalën për Parashqevi Simakun, se ajo ka qenë këngëtare shumë e madhe dhe keni bërë këngë për të?

Unë nuk thashë gjë, ti e the…

A ka qenë e privilegjuar Parashqevi Simaku?

Më e privilegjuara. Sigurisht në vend të parë ka qenë e privilegjuar Vaçe Zela, më pas erdhi Parashqevia. Vaçja ka qenë “ministri më vete”. Madje Vaçja ishte mbi ministrinë. Ajo zgjidhte çfarë kënge të donte, ishte shumë e fuqishme.

Nga i vinte gjithë ajo fuqi Vaçes?

Sepse Vaçja nuk ishte thjesht një këngëtare, por ishte një këngëtare shumë e zgjuar. Vaçja, duke qenë jo e bukur, nuk e fitoi se “ia dha” dikujt. Se ishin ca të tjera që “e jepnin” dhe ishin të bukura, që të flasim troç tani. Vaçja e fitoi me zgjuarsinë e saj, duke ditur të mbante kontaktet e duhura dhe duke u bërë institucion. Bëhej çfarë deshte Vaçja, ishte shumë kapricioze në punë. Por Vaçja kishte nuhatje të lindur për këngë, ndërkohë që kishte emocione tejet të forta, para çdo daljeje në skenë. Po ju tregoj një sekret. Gjithnjë, para se të dilte në skenë, Vaçja shkonte më parë në banjë të urinonte dhe ankohej për dhimbje barku të tmerrshme, aq emocione të forta kishte. Ndaj pinte ponç, para se të dilte, disa gota rresht, dhe publiku nuk e kuptoi kurrë as që pinte, por as i kuptoi ndonjëherë emocionet e forta të saj. Vaçja është rast unik që dinte të ruante veten para publikut.

Cilat kanë qenë rivalet më të forta si këngëtare?

Kanë qenë ato që kishin të dashurin ose mikun më të fortë. Historikisht, dy më të rrezikshmet kanë qenë Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori. Përveç Vaçes, që e shpjegova më lart, që ishte tjetër gjë, Parashqevia dhe Lindita zgjidhnin këngët që dëshironin ato, bëhej ç’donin ato.

Si arritën të kishin kaq liri? A thua me aftësi?

A thua me aftësi, është edhe pyetja ime? Kishte shumë më të mira se ato.

Po Parashqevia ka fituar disa festivale…

Po të them që kishte këngëtare shumë më të mira se Parashqevia. Erdhi nga Kavaja, por nuk do të doja të jepja detaje, se nuk ka ardhur në ndonjë mënyrë shumë të bukur. Po lante rrobat pranë një pusi dhe kam rastisur atje, ndaj e di mirë si ka ardhur. Po pinin ca atje pranë pusit dhe e sollën në Tiranë, pastaj na çoi ajo tek pusi. Na e bëri gropën sa mundi. Që ta shpjegoj më saktë dhe në mënyrë më të përgjithshme: Kemi pasur këngëtare të zgjuara, këngëtare finoke dhe këngëtare kurva. Kurvat morën fund shumë shpejt, sepse e morën vesh të gjithë se çfarë ishin dhe i lanë. E kuptoni menjëherë për kë e kam fjalën, se kurvat këngëtare, sado të famshme ishin asokohe, u zhdukën nga qarkullimi shpejt, pasi ndërroi sistemi. Fituan këngëtare finoke dhe të zgjuara.