Besimtar me dite te shenjta! Dalin detajet si djali i Ad Sybardhit jepte kokaine per armet, si i zbuloi policia

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i një dite më parë ku falë bashkëpunimit të ngushtë të autoriteteve shqiptare me ato kosovare u bë i mundur arrestimi i 24 personave, si dhe sekuestrimi i 64 armëve të zjarrit.

Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimi i 4 personave në maj të këtij viti çoi dhe në zbërthimin e këtij grupi kriminal.

Nga hetimet e kryera përgjatë gjithë këtyre muajve u zbulua se armët vinin nga Turqia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri.

Trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të diel, për të kaluar armët në kufi, pasi në këto ditë automjetet nuk kontrolloheshin dhe kjo ishte në favor të trafikantëve.

Shpesh herë armët e zjarrit në Kosovë shkëmbeheshin jo vetëm me para, por edhe me kokainë. Këtu futet dhe roli i Euxhenjo Manushit, djalit të klarinistit Ad Sybardhi (Adriano Manushi).

20-vjeçari interesohej për armë dhe në shkëmbim jepte kokainë. Gjatë hetimeve është provuar se në disa raste ai së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës me lëndë narkotike ke mvete dhe në kthim ata kanë sjellë armë zjarri.

Policia është duke vijuar me hetimet dhe po verifikon rastet ku armët e sjella nga Turqia disa herë kanë tentuar të trafikoheshin dhe në vendet e tjera fqinje, për të cilët nëse provohet, do t’i rëndohet akuza e personave nën hetim.

Ditën e djeshme bëmë me dije se 23 armët u sekuestruan në Tiranë, ndërsa 41 armët e tjera të zjarrit u sekuestruan nga Policia e Kosovës. Ndërsa, 10 persona u arrestuan në Tiranë, ndërsa 14 të tjerë në Kosovë.