Biznesmeni Elton Ilirjani ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit për shkak të ndihmës së madhe që i dha artistet shqiptare, Parashqevi Simaku.
E teksa me ditë të tëra janë bërë lajme se si Eltoni arriti të shpëtonte dhe t’ i kthente shkëlqimin e dikurshëm të madhes Parashqevi, ditën e sotme do të shkruajmë mbi jetën private të tij.
Së fundmi, në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka postuar një foto ku shihet krah partnerit teksa konsumojnë një darkë romantike.
Kjo nuk është një ditë dosido për Eltonin dhe bashkëshortin e tij pasi festojnë plot 5 vite martesë.
Elton Ilirjani ka treguar për herë të parë në ‘Top Story’ takimin e parë me këngëtaren Parashqevi Simaku teksa ka treguar edhe detaje nga biseda që këngëtarja ka bërë me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin.
Ndërkohë që Ilirjani ka treguar gjithashtu se Simaku ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në skenë.
Elton Ilirjani: Unë e respektoj shumë privatësinë. Ajo është ulur në një dhomë tjetër në bisedë me djalin dhe ish-bashkëshortin. Telefonatën e ka bërë nga telefoni im por unë nuk e kam dëgjuar bisedën.
Por më ka thënë pas bisedës që nuk do të largohej më, do bëhej një nënë e denjë dhe do të rikthehet sërish në skenë.
Pjesa tjetër është privatësi. Unë nuk po them që është në më të mirën e saj por sëmundja e saj është mungesa e djalit, vetëm kaq.
Eltoni ka folur me bindje per ate cfare po ndodh me Parashqevine dhe semundjen e saj te vetme
Elton Ilirjani: Parashqevia ndodhet ne dhomën e hotelit dhe është shumë e lumtur sepse ka patur telefonatën me djalin e saj Luke dhe ish-nashkëshortin.
Të gjitha zërat që thonë, pse u hodhën videot, unë mendoj se nuk kanë rëndësi. E rëndësishme është që media na ndihmoj që unë të shkoja dhe ta përqafoja.
Çdo gjë ndodhi kur unë isha në Miami, ishte mesnatë kur kam mbërritur dhe kam telefonnuar Stelen dhe e pieta ku ndodhet Parashqevia?
Stela më tha që I ka premtuar mamit që do e takonte nesër.
Isha fiks përballë dritares duke mednuar unë jam brenda dhe ajo është jashtë në të ftohtë.
Unë e kisha idhull në mënyrën se si vishej Parashqevia, ndoshta ishte dhe personi që nxitit dëshirën time për modën.
Në mëngjes marr Elvirën dhe i them ku ndodhet Parashqevia, të cilën e gjetën pas 1 orë e gjysmë në stacionin e trenit.
Kur shkoj në stacion gjej një zonjë të ulur, kishteë një kapuç dhe një veshje që nuk duhet gjykuar, nuk ishte në më të mirën e saj.
Çfarë presin njerëzit nga një zonjë që jeton në rrugë.
Unë shkojë dhe vete ta përqafoj, ajo më refuzoj me preteksin që ishte në rrugë dhe nuk mban erë të mirë.
Dhe unë i thash që mbantë erë të mirë dhe erë dashuri, ky ishte takimi i parë dhe nuk u ndamë më që atëherë.
Ajo nuk përdorë drogë, nuk ka paralizë faciale, nuk ka probleme psikologjike, nuk është e sëmurë. Instikti im I brendshëm thoshte që nuk ishtë e sëmurë, ajo dëshironte djalin e saj.
Prandaj semundja e saj eshte vetem mungesa e te birit te saj.