Luis Meçi, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital.
I mituri i goditur 4 herë me thikë ka mbetur i plagosur në shpinë, bark dhe krahun e majtë.
Pak ditë më parë, babai i tij deklaroi për mediat se goditjet që ka pësuar janë shumë të thella, krahun e majtë pothuajse e ka të paralizuar dhe fizioterapia po i bëhet në mënyrë private pasi nga spitali nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme.
Por këto shërbime spitalore që ata po i kryejnë privatisht kanë shpenzime tepër të larta.
Për këtë arsye ata kanë hapur një llogari në GoFundMe ku kushdo mund të dhurojë as sa mundet dhe ka.
JOQ ALBANIA ka kontaktuar me familjen Meçi dhe llogaria është hapur me miratimin e tyre.
Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku tre të mitur u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe si pasojë e plagëve të marra me thikë, 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën në Spitalin e Traumës, ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin, Fiqiri Meçe, babai i Luisit, 14-vjeçarit tjetër që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për një autor, por për dy. Ai, theksoi, se ka dëshmuar edhe në Polici, pasi bazuar në deklaratat e djalit të tij, autorë kanë qenë dy persona.
“I them që policia të bëj punën e vet dhe drejtësia të bëj punën e vet. Fal zotit më në fund u bindën që paska dhe një person të dytë. Nuk besoja se do zbulohej e vërteta se po shikoja që gjërat po manipuloheshin se po të ishte e rregullt që në fillim do as unë do të kisha folur që shteti të bëj punën e vet.
Duke qenë se pashë që gjërat po manipuloheshin, prandaj dola dhe fola nxora dhe djalin që të deklaroj se ka një person të dytë dhe personi i dytë është me armë”, u shpreh Fiqiri Meçe, babai i Luisit.