Tronditese! Polici iu lut per ndihme! Ja si e shiti Artan Hoxha te Suel Cela, i kishte zbuluar…

Një detaj tronditës ka dalë nga dosja hetimore e SPAK që mediat kanë zbardhur për organizatën kriminale të Suel Çelës, që akuzohet se blinte me para njerëz të ligjit dhe të medias.

Mes të akuzuarve nga SPAK siç dihet tashmë është edhe gazetari Artan Hoxha, i cili del në shumë biseda kompromentuese. Përveç dezinformimit për interes të klanit Çela, ka dhe një episod të rëndë.

Një zyrtar policie në Gramsh ka telefonuar gazetarin, ku i kërkon që të flasë publikisht mbi gjyqtaren Pajtime Fetahu, pasi sipas tij, ata i arrestojnë kriminelët dhe ajo i liron. Por Hoxha dyshohet se raporton te Suel Çela (Marjus Lulaj)

duke e “shitur” policin dhe duke siguruar kreun e bandës se as nuk kishte ndërmend të shkruante atë që i kërkoi polici nga Gramshi, madje pasi dëgjoi se i kërkonte të shkruante për gjyqtaren e korruptuar (tashmë të arrestuar) Pajtime Fetahu, ia kishte hequr vizën policit.

Biseda është bërë më 16 prill 2020, ora 09:10.

Marjus Lulaj komunikon edhe me Klaus Matishi, i cili gjithashtu kishte lidhje me vajzën e gjyqtares, Megi Fetahun. Atij i dërgon bisedën e cila dyshohet se është realizuar midis Marjus Lulaj dhe një shtetasi të cilit Lulaj (Çela) i referohet me mbiemrin “hoxha”, i cili dyshohet se është gazetari Artan Hoxha.

“…Para katër ditësh më merr një drejtues policie në Gramsh dhe më thotë i alarmuar aman bëj diçka se na ka pjellë belaja… Kemi arrestuar një person për trafik heroine në Gramsh, e çojmë në burg, e liron me arrest shtëpie Pajtime Fetahu…

Ai del nga shtëpia, prapë e kapim dhe e cojmë në gjykatë, Pajtimja i jep sërish arrest shtëpie, por këtë radhë e dërgon te shtëpia në Tiranë…. Bjeri, thotë, vetëm mos na nxirr ne… i them kush e mbron këtë tipin që qenka kaq i fortë dhe e liroka Gjyqtarja edhe kur thyen arrestin e shtëpisë, nuk më tha gjë…

por ishte ditë e shtunë dhe i thashë se është fundjavë dhe të shoh nga java tjetër të pyes dhe të them. Sa më tha emrin e Pajtimes ia hoqa fillin, i thashë të hënën se nuk merrem me lajme të tilla, se jam në karantinë”, thuhet ndër të tjera në dosje.