Ia dhanë për burrë por ishte ‘xhuxh’! Xhemilja tregon cfare ndodhi kur e takoi, lindëm dy fëmijë duke…(video)

Ata janë një çift që e duan dhe e kanë pranuar njëri-tjetrin, pavarësisht kufizimeve. Agim dhe Xhemile Vatovci, prej 26 vitesh janë të martuar dhe kanë krijuar familje, duke marrë parasysh rrezikun që fëmijët e tyre mund të prekeshin nga nanizmi.

Agim Vatovci është 62 vjeç, punon si kryetar i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta, në Kosovë dhe është i prekur nga nanizmi.

Por, kjo nuk e ka penguar të bëjë një jetë krejtësisht normale dhe të jetë i suksesshëm. Çifti ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfeu historinë e dashurisë.

“Ne jemi njohur me shkuesi. Ka qenë moment shumë i vështirë kur e kam takuar për herë të parë. Por me fjalët e tij më ka bërë për vete.

Ato fjalë më kanë prekur në zemër dhe e kam pranuar si bashkëshort. Në atë moment kemi vendosur të jemi bashkë. Ne kemi dy fëmijë, i madhi është 18 vjeç dhe i vogli 14-të.

Që kur kemi vendosur të krijojmë familje bashkë kemi marrë parasysh se fëmijët tanë mund të preken nga nanizmi pasi është i trashëguar”, tha Xhemile Vatovci./tvklan.al

Ky lajm eshte ripublikim i vitit 2018, Agimi ka nderruar jete para pak kohesh, dhe ka qene nje burim frymezimi per gjithe personat me aftesi te kufizuara! Ne Big Brother Kosova, ka hyre tashme djali i tij i rritur Burimi, qe po ashtu vuan nga nanizmi, dhe po pelqehet jashte mase nga publiku.