Yndyra viscerale shkakton dobësimin e eshtrave tek meshkujt…
Meshkujt të cilët kanë përqindje të shtuar të dhjamit në pjesët e barkut, kanë rrezik të shtuar nga zvogëlimi i dendësisë së eshtrave, theksojnë shkencëtarët amerikanë.
Edhe pse osteoporoza paraqitet më shpesh tek femrat, shkencëtarët kanë konstatuar që yndyra viscerale (dhjami që gjendet nën muskuj në pjesët e abdomenit) shkakton dobësimin e eshtrave tek meshkujt.
“Hulumtimet e deritanishme kanë treguar që meshkujt kanë rrezik më të vogël nga krijimi i osteoporozës, por me këtë hulumtim u tregua që kjo nuk është krejt e saktë”-tha Dr.Miriam Bredelle.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 35 meshkujt, të moshës mesatare 34 vjeç dhe me indeks të masës trupore prej 36,5, që konsiderohet si trashësi. Shkencëtarët theksojnë që gjenetika, mënyra e të ushqyerit dhe ushtrimet munden në masë të madhe
të caktojnë nivelin e indit dhjamor visceral, që mund të shkaktojë sëmundje të zemrës. Hapi i parë deri tek eshtrat e shëndosha është aplikimi i shprehive jetësore të shëndetshme.
Një numër i madh i meshkujve madje qysh pas moshës 20-vjeçare janë të trashë. Trashësia mund të shkaktojë një varg problemesh shëndetësore siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti, astma, apnea dhe sëmundjet e nyjave.
Shkencëtarët theksojnë që këto rezultate janë preliminare dhe që duhet bërë edhe vlerësime të ekspertëve të jashtëm për të qenë të sigurt në saktësinë e rezultateve.
Nëse jeni burrë ose grua që i afroheni të 50-ave, shikoni belin tuaj. Një studim i ri i cili ndoqi 4,509 njerëz të cilët ishin 45 vjeç ose më të vjetër në Norvegji për më shumë se dy dekada, zbuloi se pjesëmarrësit
kishin një perimetër të lartë ose mesatarisht të lartë të belit në fillim të studimit kishin 57% më shumë gjasa të ishin “të brishtë” sesa ata me një bel normal.
Dobësia përfshin një forcë të dobët të kapjes, një shpejtësi më të ngadaltë në ecje, lodhje të përgjithshme, humbje të paqëllimshme të peshës dhe aktivitet të ulët fizik.
Sipas studimit të publikuar në revistën “BMJ Open”, njerëzit që ishin obezë në fillim të studimit, të përcaktuar si me një indeks të masës trupore (BMI) prej 30 e më lart, kishin gjithashtu 2.5 më shumë gjasa të ishin të dobët se ata me BMI normale (18.5 deri në 24.9).