“44-vjeçarja donte të ndahej nga i dashuri 34 vjeç” – gazetari jep detajet e dhimbshme: Ishte psikologe dhe …(Video)

44-vjeçarja Anila Prendushi u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, paraditen e kësaj të marte në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Gazetari Teodor Gjerga raportoi se bëhet fjalë për një konflikt të nisur disa ditë më parë. Dyshohet se 44-vjeçarja ka kërkuar që të ndahet nga i dashuri dhe kjo është bërë shkak për debatin mes tyre. Situata ka agravuar brenda automjetit dhe Kol Manaj ka qëlluar me plumb në ballë 44-vjeçaren dhe më pas veten

Burime të pakonfirmuara thonë se 44-vjeçarja punonte si psikologe dhe ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë. Kjo mendohet që të jetë arsyeja pse ajo ka kërkuar t’i japë fund lidhjes 5-vjeçare.

Një krim pasioni ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të marte, 18 shkurt. Kolë Manaj, 34-vjeç, qëlloi partneren e tij, Anila Prendushi me armë zjarri dhe më pas veten.

Prendushi ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Krimi ka ndodhur brenda makinës që ishte me letra në emrin e Anila Prendushit.

Mësohet se çifti bashkëjetonin në Shkodër prej 5 vitesh. 44-vjeçarja ishte divorcuar para 6 vitesh dhe është nënë e 3 fëmijëve, ku pas ndarjes kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin.

Burimet kanë thënë se me ish partnerin e saj me të cilin ka tre fëmijë, ajo kishte marrëdhënie korrekte, sa që kur ai ka mësuar për ngjarjen e rëndë, ka shkuar në vendin e krimit./Radar.al

Paraditen e kësaj të marte kryeqendra e veriut u trondit nga një ngjarja e rëndë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij 44-vjeçare, Anila Prendushi Ndoka si dhe më pas vrau veten.

44-vjeçarja si pasojë e plagëve të marra fillimisht u transportua në spitalin e Shkodrës ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore, teksa së fundmi bëhet me dije se për shkak të gjendjes së saj të rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të kësaj të marte në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”. Uniformat blu njoftuan se vrasja ndodhi brenda automjetit tip “Tiguan” në pronësi të Anila Prendushi Ndokës, ku 34-vjeçari plagosi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, teksa më pas vrau dhe veten.

Vijon….