Në një intervistë për emisionin “Opinion”, prindërit e 14-vjeçarit Martin Canit, të vrarë me thikë pranë shkollës “Fan Noli”, rrëfejnë dhimbjen që la ngjarja, që tronditi të gjithë vendin.
Ata thonë se kanë edhe një djalë më të vogël, të cilit ende nuk i kanë treguar për ngjarjen e rëndë.
A keni fëmijë të tjerë?
Babai: Po, kam dhe një djalë të vogël. (ndonese nuk e thote vete prindi, Blendi Fevziu e theksoi ne emision qe djali i tyre i vogel, eshte me aftesi ndryshe)
E kam mësuar lajmin?
Babai: Jo, i kemi thënë që Martinin e ka marrë kombëtarja dhe ka bërë gol dhe na falenderojnë.
Babai dhe nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht si pasojë e goditjes me thikë nga bashkëmoshatari i tij kanë folur për planet e tyre për të emigruar.
Në një rrëfim tejet të dhimbshëm për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Engjëll dhe Florina Cani thonë se prej 12 vitesh po presin që të largohen nga Shqipëria.
Pyetje: Kur keni biseduar për herë të fundit me të?
Florina Cani: 1 natë para se të ndodhte, e pyeta “Martin a ke ndonjë shqetësim”, jo më tha, asgjë. Iku për shkollë në mëngjes. Më tha “o ma po iku për shkollë, iku si çdo ditë dhe nuk më krijoi asnjëlloj dyshimi”.
Pyetje: Me çfarë merreni?
Engjëll Cani: Punoj shef salle në një hotel afër SPAK-ut. Zonja është marrë me rritjen e kalamanjve, ka punuar mësuese në vendlindjen tonë, është marrë me rritjen dhe edukimin e tyre.
Pyetje: Është e vërtetë që kishit vendosur që të largoheshit nga Shqipëria pak kohë më vonë?
Engjëll Cani: Kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë na premtonte vëllai që do të vini sa më shpejt. Kanë kaluar 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur… Kam edhe një djalë të vogël. Akoma nuk e ka pësuar lajmin. I kemi thënë që “Martinin e ka marrë Kombëtarja”.