“Levizja me çekiç në cantë”, Rudina Dembacaj tregon tmerrin nga fisi i Bajrave në Shkodër: Ja cme kane bere

TIRANË– Moderatorja dhe njëkohësisht aktorja e humorit Rudina Dembacaj ka treguar periudhën e vështirë që ka kaluar në Shkodër.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Rudina u shpreh se në kohën kur studionte për juridik në Shkodër lëvizte me çekiç në çantë.

Aktorja tregoi se jetonte në lagjen “Rus”, lagje e cila është mjaft e njohur pasi aty banon fisi i bandës së rrezikshme të Bajrave.

“Studioja për juridik. 4 vite shkollë, të betohem, unë i kam bërë më çekiç në çantë, sepse nuk kishte ndriçim dhe kisha frikë.

Jetoja në lagjen “Rus” në Shkodër dhe aty ishte shumë e frikshme. ishte tmerr. E mbaja çekiçin për vetëmbrojtje

por të betohem se nuk më është dashur ta përdor në asnjë moment,”– tregoi moderatorja Rudina Dembacaj ndër të tjera.