Jo vec viça me dy kokë/ Cudia, fermeri nga Elbasan mbolli 480 rrënjë shegë, vë duart në kokë kur shef çfarë i mbin (video)

Nezir Baho, nga fshati Broshkq i Elbasanit Sot duhet të ishte duke vjelë shegët që mbolli para tre vitesh.

Por në vend të kokrrave ai sot pastron gjethet e shegëve të sëmura. Nga 480 rrënjë që mbolli në këtë parcele, 240 prej tyre ai u det yruar ti pr së kësaj here jo prej mungesës së tregut,

por sepse fidani kurrë nuk u zhvillua mjaftueshëm për të dhënë prodhim. Për 64-vjeçarin këto janë pemë pa kokrra që kërkojnë shumë mund para, dhe si këmbim kjo tokë nuk po i jep asgjë.

“Kemi tre vite që kemi mbjellë shegë, pasi kumbulla dhe kajsia nuk na eci, nuk kishte treg. Mbollëm shegë me mendimin që do fitojmë, por u gënjyem. E shiko këtë shegën këtu është prerë, kam lënë fidanët e vegjël, nëse fidanët nuk rezistojnë deri vitin tjetër do t’i heq fare sepse jam me humbje.

Kam tre vjet që nuk marrë asgjë. Kam prerë 70 rrënjë vjet dhe 170 këtë vit, edhe komplet këto shegët që kanë gjithë të verdha janë me sëmundje dhe unë mendoj që vitin tjetër 99% do t’i pres“- shprehet fermeri Nezir Baho.

Një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh bujkut duhet t’i siguronte dhjetëra kuintal, por sipas bujkut fidani me sëmundje prodhon vetëm kokrra të vogla që nuk i do askush.

“Ja fidani e ka këtu sëm ndje shiko si ikën lëkura. Këtu ka dy kokrra dhe ajo ka filluar të çohet. Nëse nuk do të ishte sëmurë sa kokrra duhet të kishte bërë ky fidani? 30-40 kg, por ka bërë një kilogram.”– shton fermeri.

Fermeri thotë se ndihet i pafuqishëm ekonomikisht për të mare përgjigjen se përse toka nuk po jep prodhimin që ai do.

“Nëse shteti më bën mua analizat e tokës dhe të fidanit falas, unë kështu marrë masa se çfarë kulturë të mbjell. Sa para ke hedh në këtë tokë? Nuk numërohen pasi nëse e mendoj do të më bjerë infarkt.”– thotë fermeri.

Për të përballuar jetës Nesiri thotë se edhe kësaj herë do të shkoj të punoj tokat e Greqisë, pasi bujqësia në vendlindje nuk i rezultoi fitimprurëse./Top Channel